Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga disa persona brenda objektit të xhamisë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrtë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkul 27 vjeç 2. A.M, mashkull 28 vjeç dhe 3. Sh.M mashkul 25 vjeç, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, u shprehë Ahmeti për arbresh.info.
Arbresh.info përmes burimeve mëson se të dyshuarit për rrahjen e hoxhës janë tre vëllëzër(emra të njohur për redaksinë). Tre të dyshuarit mësohet se kanë mohuar akuzat.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...