Dy persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkures, rreth orës 09:30.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Aeroporti Adem Jashari 06.08.2025 – 09:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është liruar kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...