Rozeta Hajdari është larguar sot nga Prokuroria Speciale, ku ishte thirrur për intervistë lidhur me procesin e kontraktimit të rezervës shtetërore.
Ajo deklaroi se Prokuroria Speciale nuk kishte të drejtë të merrte dokumente të klasifikuara, ndërkohë që në procesin sekret ishte përfshirë edhe furrtari Ridvan Muharremi.
“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë. Bëhet fjalë për kontraktimin e rezervës shtetërore, proces jetik i ndishëm, siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik për të gjithë ne, unë tani pyetem nga Prokuroria Speciale. Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha ajo.
LEXO EDHE:
Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari shkon sërish për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...