Me 16, 17 dhe 18 gusht në Rahovec do të mbahet festivali i rrushit dhe rakisë që njihet si “Hardh Fest”.
“Një gotë për mot” do të jetë sllogani i këtij festivali ku për tri ditë rresht do të sjell aktivitete të ndryshme që ndërlidhen me vjeljen e rrushit dhe produktet nga rrushi.
Drejtor artistik i Hardh Festit, Gardalin Shtalica tregoi në një konferencë për media se i ftuar special i festivalit do të jetë Ronnie Romero me përcjellje të grupit Eridan.
“Ronnie Romero do të jetë i ftuari special i këtij festivali që do të jetë nën përcjelljen e grupit Eridan”, ka thënë ai.
Pjesëmarrës të tjerë do të jenë 3 Musketnerët, 4×4, Rahoveci all Stars, Jehonë, Amer Doux, dj Fisnik Kuqi etj.
Festivali i vjeljes së rrushit që po njihet edhe si Hardh Fest do të mbledh shumë turistë nga vendet e rajonit thanë organizatorët e festivalit.
Ata treguan se këtë vit risi e Hardh Festit është hapja me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit, vjeljen e rrushit dhe promovimet të verës dhe rakisë.
Ky festival është përkrahur edhe nga komuna e Rahovecit duke ndarë një buxhet prej 15 mijë euro për organizim./arbresh.info/

City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...