Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, do të diskutojnë për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).
Tri panelet: raportimi etik dhe faktik; terminologjia e duhur; dhe kundër-narrativat do të paraqesin përvojat e gazetarëve në raportimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përgjigjjet e institucioneve publike dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin e tij. Përveç kësaj, në këtë ngjarje do të prezantohet edhe udhëzuesi pesë-pikësh për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Udhëzuesi, së bashku me rekomandimet nga konferenca, do të ndahen me shoqatat e gazetarëve.
Konferenca do të hapet nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT.
Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar në hapje të konferencës, ditën e premte, më 16 mars 2018, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, nga ora 09:30 deri në orën 10:00.
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës