Para seancës së 33-të të Kuvendit të Kosovës, lëvizja “Roja e Kohës” organizoi një protestë simbolike para ndërtesës së Kuvendit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës së vazhdueshme të bllokadës politike në vend.
Të pajisur me pankarta dhe slogane që kërkonin veprim dhe unitet, protestuesit kritikuan ashpër deputetët, duke i akuzuar se kanë humbur kontaktin me qytetarët.
Sipas organizatorëve, protesta ishte një reagim ndaj paralizës institucionale që po zvarritet prej muajsh, duke krijuar një klimë të pasigurtë dhe të paqëndrueshme politike në vend.
“Deputetët duhet të jenë me popullin, jo me pazaret politike. Po japim një mesazh të qartë është koha për unitet dhe zgjidhje”, deklaroi një prej pjesëmarrësve në protestë.





Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...