Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur, pasi Parlamenti Evropian i hoqi vizat për kosovarët.
Rohde tha se Gjermania e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016,
“Më në fund u bë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, shkroi Rohde në Twitter.
Ai tha se është shumë i lumtur për qytetarët kosovar, dhe se kjo është e merituar.
“Nuk mund ta them sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Violo Von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, tha ai./Arbresh.info/
I can’t express how happy I am for the Kosovar citizens! Well deserved! Thank you to MEP @ViolavonCramon for your engagement in this matter. (2/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 18, 2023
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...