Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë fjalën para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka folur për çmimin e energjisë elektrike, në kuadër të pikës së rendit të ditës që është Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, shkruan Arbresh.info.
Rizvanolli tha se vitet e fundit kanë qenë të vështira për Kosovën në sektorin e energjisë.
“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese per sektorin e energjisë në Kosovë dhe në tërë Evropën, kriza energjetike u përballua me sukses në mënyrën më të mirë të mundshme, brenda kushteve objektive të Kosoës, me gjithë sfidat e sektorit e kapacitetet e stërvjetuara gjeneruese”, u shpreh ajo.
Tutje, ministrja e Ekonomisë tha se kanë arritur të dalin nga kriza duke përdorur politika të mençura.
“Prej kësaj patëm shumë vështirësi, përfshirë edhe nevojën për subvencionim nga buxheti i shtetit, e rritjen e tarifave për konsumatorët fundorë, mirëpo nga kriza e me politika të mençura të përballjes, me krizën nxorrëm edhe mësime e përfitime afatgjate si shtet”, potencoi Rizvanolli.
Mes tjerash, ajo tha se kriza erdhi edhe si pasojë e dështimeve të qeverive të kaluara./Arbresh.info/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...