Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të vendit.
Në një postim në Facebook, Rizvanolli theksoi se do të sigurohen që KEK-u të mbetet një aktor kyç në sektorin e energjisë, me një portofol të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme nga dielli dhe era, si dhe me një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të rinovuar.
“KEK-u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës, dhe do të sigurohemi që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar”, shkroi ajo./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...