Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ministria ka vendosur tri prioritete për vitin 2024.
Njëri nga këto prioritete është edhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë, shkruan Arbresh.info.
“Teksa kemi filluar vitin 2024, Ministria e Ekonomisë kemi vendosur top tri prioritetet e punës tonë, të cilat përfshijnë:
– Ndërtimin e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike përmes ankandit për të siguruar konkurrencë e çmime të favorshme;
– Hyrjen në fuqi të programit kompakt me MCC për ndërtimin e baterive të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme të cilat po i ndërtojmë; si dhe
– Zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë”, ka shkruar Rizvanolli./Arbresh.info/
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah