Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rizvanolli bëri të ditur se është lëshuar uji edhe për fabrikat në Drenas dhe Shkabaj si dhe për qytetarët në Skenderajt, ndërsa shumë shpejt pritet të normalizohet furnizimi dhe për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet!
Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furznimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit!/Arbresh.info
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...