Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se aktualisht janë në operim tri njësi të Korporatës Energjetike të Kosovës (B1, A4 dhe A5), ndërsa ekipet teknike po punojnë pa ndërprerë, në tri ndërrime, për rikthimin në operim të njësive B2 dhe A3.
Në një postim në Facebook, Rizvanolli njoftoi se sipas menaxhmentit të KEK-ut, dy njësitë pritet të kthehen në operim gjatë mbrëmjen e sotme (e martë). Ajo theksoi se gjatë periudhës së ftohtë, kur kërkesa për energji është e lartë, pritet që KEK-u të funksionojë me pesë blloqe, ndonëse kjo paraqet sfidë të konsiderueshme.
Ministrja vlerësoi angazhimin e punëtorëve dhe menaxhmentit, duke kujtuar se TC “Kosova A” ka operuar me të tri njësitë njëkohësisht për 22 ditë radhazi, ndërsa në 25 vitet e fundit KEK-u ka punuar me pesë njësi vetëm 55 ditë në total.
Rizvanolli kërkoi angazhim dhe përgjegjësi maksimale nga i gjithë zinxhiri i prodhimit, veçanërisht në furnizimin e rregullt me qymyr, dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike gjatë kësaj periudhe të kërkesës së lartë.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...