Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka nis raportimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ka nisur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën është duke raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për realizimin e projekteve të ministrisë gjatë vitit 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.
Ministrja Rizvanolli ka thënë në komision se në vazhdimësi është punuar për përballjen me krizën, Sipas saj, një pjesë e angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike.
“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur procese të aplikimit sipas thirrjes masa 4, mbështetja e konsumatorëve familjar duke përfshirë konsumatorët në nevojë për investime në pajisje efecientë shtëpiake dhe në sistemet të energjisë së ripërtëritshme. Kemi pasur një numër të madh të interesuarave, kemi pasur rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje efeciente”, ka theksuar ajo./rtk
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...