Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Ibër Lepenci ka kaluar në statusin e një ndërmarrjeje fitimprurëse që nga viti 2022 dhe pritet të regjistrojë edhe më shumë fitime në vitin 2024.
Në një postim në Facebook, Rizvanolli ka ndarë të dhëna për performancën e ndërmarrjes, duke theksuar se, pas shtatë vitesh humbjesh, ajo ka arritur tashmë të gjenerojë fitime.
“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje”, ka shkruar Rizvanolli./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...