Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar që rrugës “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” ia janë shtuar pengesat për makina apo policët e shtrirë si njihen, shkruan arbresh.info.
Prej kohësh në këtë lagje që është nga më të lënat anash janë rregulluar semaforët dhe ndriçimi publik.
Për këtë meritën Ahmeti ia ka dhënë Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Shkrimi i Shpend Ahmetit:
Përmes vendosjes së sinjalizimit horizontal dhe vertikal, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, po angazhohet që të përmirësojë kushtet në komunikacionin rrugor, duke ndikuar kështu në rritjen e sigurisë dhe në uljen e numrit të aksidenteve.
Rrugës “Vëllezërit Fazliu” në lagjen Kodra e Trimave, që i ka të rregulluar semaforët, ndriçimin publik, dhe shenjat e komunikacionit, iu shtuan pengesat për makina (policët e shtrirë), që ishin dëmtuar më parë.

Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat