Të ulur afër zjarreve për tu ngrohur, serbët po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë, në shenjë kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat.
E në orët e para të mbrëmjes të së mërkurës, numri i protestueseve gra shihet që është më i madh se në herët e kaluara, raporton arbresh.info.
Kjo është dita e tretë e protestës së serbëve lokal. Situata atje është e qetë, ndërsa që të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka deklaruar se është i gatshëm ta anuloj këtë vendim nëse një gjë të tillë e bënë edhe Serbia./arbresh.info/

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...