Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka disa javë që ka nisur të funksionojë sistemi i ri i pagesës. Të njëjtën qytetarët po vazhdojnë ta shfrytëzojnë si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pas kësaj, shumë shpejt në QKUK pritet që të ketë edhe një risi tjetër. Tani kjo vlen vetëm për stafin shëndetësor.
Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”, menaxheri i kontratës dhe zyrtari i IT-së, Faton Hajzeraj. Ai thotë se javën e ardhshme do të fillojë faza testuese e menaxhimit të vijueshmërisë në punë.
Hajzeraj ka treguar se çdo punëtorë i QKUK-së është i pajisur me kartelë.
Sipas tij, të gjithë punëtorët, fillimin e orarit të punës, daljen në pauzë dhe përfundimin e orarit duhet ta konfirmojnë përmes kartelave të tyre.
“Java që shkojë kemi bërë furnizimin me ID kartela të çdo punëtori të QKUK-së, ku në fillim të punës ka me u përdorë për me validu vetën se prej asaj kohe është në punë. Sistemi jep mundësinë dalje me leje po ashtu dalje në pauzë të ditës në përputhje me ligjin si dhe dalje nga puna në fund të orarit”, është shprehur Hajzeraj.
Më tej, ai ka shtuar se kjo formë është bërë me qëllim që të rritet efikasiteti i punëtorëve në vendin e punës.
“Shpresojmë se kjo do të rrit efikasitetin dhe pergjegjëshmërinë në vendin e punës, si stafi shëndetësorë ashtu edhe administrativ”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, nga pagesa për të hyrë në QKUK janë liruar pacientët dhe shoqëruesit e tyre që janë në dializë, pacientët e Onkologjisë, personat zyrtarë me vetura zyrtare, invalidët dhe veteranët e UÇK-së./Indeksonline/.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit