
Winter in Greenland
Nga java tjetër rikthehet acari Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me temperatura që do të lëvizin në mes 3 e 9 gradë celsius.
Nesër, po ashtu, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, mirëpo, për ndryshim nga sot, në orët e pasdites vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin reshje bore.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme ato do të sillën në mes minus 4 e 5 gradë celsius. Dita e dytë e fundjavës, pra e diela, do të karakterizohet me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ato do të sillën në mes minus 9 e minus 3 gradë celsius.
Gjykuar sipas ecurive sinoptike, duke filluar nga e diela, acari polar nga Siberia do të përfshijë edhe rajonin tonë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të kemi mot të vranët, reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, ato do të sillën në mes minus 13 e minus 3 gradë celsius.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore