Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, është emëruar zyrtarisht raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në mandatin pesëvjeçar, ai do ta trashëgojë postin e Viola von Cramon. Terras është ish-ushtarak. Në cilësinë e eurodeputetit ka qenë gjithmonë i zëshëm kundër agresionit rus në Ukrainë. Riho Terras është i treti estonez në strukturat e reja të BE-së, që do të merret drejtpërsëdrejti me çështjen e Kosovës.
Ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav, i cili vjen nga i njëjti shtet, tashmë ka nisur angazhimin në Kosovë. Terras do të merret me Kosovën në Parlamentin Evropian, ndërsa ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, do jetë shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane, e cila mes tjerash do të merret me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./rtk
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...