I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka ripërsëritur se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se kjo është bazike. “Taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të zhvillohen. Është bazike”.
Grenell ripostoi statusin e Koordinatorit në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, i cili njoftoi se do të bëhen investime të mëtutjeshme nga SHBA për Kosovën.
“Investime të mëtutjeshme në Kosovë nga @MCCgov planifikuar në buxhetin e Donald Trump. Marrëveshja kompakte pritet të sigurojë një nxitje të madhe për infrastrukturën energjetike dhe të mundësojë partneritete publiko-private që sjellin rritje ekonomike në Kosovë”, ka shkruar Selimi.
Grenell tha se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet aplikuar.
The tariffs must be dropped in order for investments to work. It’s fundamental. https://t.co/NhBejSS4RN
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 11, 2020
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...