Lëvizja Vetëvendosje do të veproj në përputhje më mandatin e deputetit të mërkuren në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re.
Kështu ka thënë për arbresh.info, shefi i grupit parlamentar Rexhep Selimi.
Në pyetjen rreth seancës së nesërm në të cilën pritet të votohet Qeveria në krye më Avdullah Hotin, Selimi është përgjigjur se janë për protesta por që nuk kanë bërë thirrje për to për të premten.
Selimi gjithashtu ka thënë se nuk sheh bashkëpunim opozitarë më PDK-në.
“Në të gjitha rastet ne do të jem në përputhje më mandatin si deputet. Kushdo që përjashton prote4ste në raste të tilla gabon, ne për të premten s’jemi organizator dhe s’kemi bërë thirrje për proteste. Akoma s’jemi në gjendje ti referohemi si Qeveri për shkak të rrethanave kështu që ne do të jemi gjithmonë në anën e interesave të qytetarëve dhe të votuesve të Vetëvendosjes. Nuk është momenti i duhur që ti referohem si Qeveria Hoti. Lëvizja Vetëvendosje e ka të njohur format e veprimit por për seancën e ardhshme do të jemi në mandatin tonë si deputet. Unë mendoj që ky president nuk do të duhej ta përfundonte mandatin dhe do të duhej të japë dorëheqje. Varësisht për cilat tema do të bashkëpunojmë por nuk shohë bashkëpunim opozitar më PDK-në”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1506055879553895/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...