Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit, aksidentet, gjobat dhe apelet e policisë për ngasësit e automjeteve në Kosovë.
Sa i përket zbatimit të ligjit të ri të komunikacionit, Rexhepi tha se Policia e Kosovës me shumë akterë të tjerë kanë marrë shumë veprime të cilat kanë të bëjnë me sensibilizimin qoftë të shoferëve e pjesëmarrëseve të tjerë në trafikun rrugor.
“Ndonëse ligji i ri ka hyrë në fuqi para tri javësh, është vërejtur një ndryshim në komunikacion. Ka më pak përdorime të telefonit gjatë vozitjes dhe rripi i sigurisë nga shumica dërmuese po vendoset si dhe kundërvajtje të tjera qoftë shpejtësia e të tjera janë ulur dukshëm”, tha Rexhepi në rtk.
Sipas tij, gjatë një kontrolli rutinor në autostradë rreth gjysmë ore janë ndalur disa vetura dhe rripi i sigurisë nga ngasësit e vetura po vendoset në maksimum.
“Ne e vlerësojmë këtë për faktin se edhe nga ekspertizat gjatë aksidenteve ka ardhur në përfundim se rripi i sigurisë parandalon vdekjet”, tha Rexhepi.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata