Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, shprehu optimizëm për formimin e institucioneve të reja.
“Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve’’, tha ajo.
Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.
‘’Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit’’, shtoi ajo.
Rexhepi sugjeron se mazhoranca e tashme, përkatësisht ajo që udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk do zgjedhje.
‘’Mazhoranca nuk do zgjedhje,” u shpreh Rexhepi për FrontOnline.
Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.
“Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e qojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...