Rexhep Selimi për herë të katërt me radhë do të jetë përfaqësues i vullnetit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Sot edhe zyrtarisht KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe tani edhe dihet se kush do të jenë deputetët më të rinj.
Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka marrë mbi 15 mijë vota dhe ka qenë kandidati i nëntë më i votuar nga radhët e VV’së.
Ai ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar duke shtuar se është krenar.
“Urime ekipit të fitores! 220811 herë FALEMINDERIT qytetarëve të këtij vendi”, ka shkruar ai.
“Krenar të jesh vetëvendosës”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Vetëvendosje është partia më e votuar e këtyre zgjedhjeve me mbi 220 mijë vota dhe do të ketë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...