Në luftë ndanin një qëndrim dhe luftonin për të njëjtat ideale dhe të drejta. Por, paslufta i ka larguar nga njëri – tjetri në jetën politike dy bashkëluftëtarët, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Selimi ka thënë se si bashkëluftëtar edhe sot puqen me kryeministrin Haradinaj, teksa është shprehur i zhgënjyer me mossukseset e këtij të fundit në krye të ekzekutivit.
Megjithatë, ai thotë se ende ndajnë mendime dhe bindje të njëjta, dhe jo vetëm për taksën.
“Raportet tona prej bashkëluftëtari që janë të ndara me raportet tona politike. Pra, në raportet tona si bashkëluftëtarë puqemi dhe është në rregull, në raportet politike nuk duket që jemi afër. Nuk po din. Unë do të doja që Haradinaj të ishte i suksesshëm edhe kur unë jam opozitë, por kësaj radhe më ka zhgënjyer”, tha ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë