Të enjten parashikohet mot i vranët, me reshje që do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit dhe do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit. Fillimisht priten reshje shiu dhe bore në shkallë vendi, të cilat si pasojë e depërtimit të masave të ftohta ajrore do të shndërrohen kryesisht në reshje bore në pjesën dërrmuese të territorit, me përjashtim të disa zonave të Rrafshit të Dukagjinit.
Reshjet e borës do të formojnë shtresa, kryesisht në sasi të pakta. Gjatë pasditës, reshjet do të humbasin në intensitet dhe shtrirje territoriale, duke mbetur të izoluara në zona të caktuara, veçanërisht në zonat malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga i veriut, me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C. /MeteoKosova/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...