Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth punimeve të saja shkencore, për të cilat ka thënë se nuk e ka pasur të lehtë t’i bëjë.
Ajo ka thënë se i është vjedhur një punim shkencorë i saj, dhe këtë plagjiaturë profesionale sipas saj, e ka bërë profesori i saj, të cilit nuk i ka përmendur emrin.
“Profesori im e ka vjedhë punimin tim, ai ka bërë plagjiaturë duke e shfrytëzuar punimin tim shkencorë, si të tijin dhe unë jam ndjerë shumë keq, ai e këtë e ka bërë në mënyrë shumë të sofistikuar dhe mua më është dashtë shumë punë për me e kuptu që ai e ka keqpërdor punën time shkencore”, ka thënë Reshitaj në Oxygen të Klan Kosovës.
Reshitaj ka thënë se është ndjerë shumë keq kur e ka kuptuar një gjë të tillë.
“Met thanë drejtën jam ndi sikur me ta vjedhë një organ të trupit, sepse nuk është e lehtë me përfundu, dhe me ta vjedhë punimin shkencor është marre”, ka përfunduar Reshitaj.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...