Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar përvjetorin e vdekjes së ish presidentit të Ibrahim Rugova , raporton arbresh.info.
Sipas saj, urtësia dhe mençuria e tij për t’i zgjidhur problemet në mënyre paqësore mbetet shembull për të gjithë liderët botërorë. Kjo ishte edhe armë e fortë për të fituar mbështetje ndërkombëtare për Kosovën.
Më poshtë keni postimin e plotë të Reshitaj:
Në janarin e ftohtë Kosova humbi demokratin, liderin paqësor, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Rugova shkoi për të mos vdekur kurrë, jeta dhe vepra e tij mbajnë emrin Liri, Pavarësi e Demokraci, për të cilat ai punoi tërë jetën.
Ai armë kishte penden, ai nuk frikësohej sepse ishte i ditur dhe ishte i bindur që Kosova do të pavarësohej.
Urtësia dhe mençuria e tij për t’i zgjidhur problemet në menyrë paqësore mbetet shembull për të gjithë lideret botërorë. Kjo ishte edhe armë e fortë për të fituar mbeshtetje nderkombëtare për Kosovën.
Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush i Riu, me rastin e vdekjes së Rugoves ka thënë: “Shtetët e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e gjithë botës”.
Ne kemi përgjegjësi që të punojmë për zhvillim të vendit tonë duke kujtuar sakrificen e tij.
Lavdi jetës dhe vepres së presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...