Pas 15 vjetësh nga njohja e pavarësisë së Kosovës, Çekia po dërgon për herë të parë një ambasador në Kosovë. Ai do të jetë Bohumil Mazánek, diplomat me karrierë, ish-ambasador në Lituani, konsull i përgjithshëm në Shangai dhe Katowice dhe i ngarkuar me punë në Tajlandë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë në komunikatën e sotme për media.
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me propozim të Qeverisë ka emëruar 26 ambasadorë të rinj të Republikës Çeke në botë, mes të cilëve edhe Bohumil Mazánek në Kosovë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë.
“Ministria dëshiron që marrëdhëniet diplomatike me Kosovën të jenë në nivelin më të lartë, sepse është e nevojshme të korrigjohet çështja absurde se Çekia e njeh pavarësinë e Kosovës, ka ambasadë në vend por nuk ka ambasador”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, Daniel Drake.
Deri më tani, Republika Çeke kishte vetëm të ngarkuar me punë në ambasadën në Kosovë, sepse presidentët Vaclav Klaus dhe më pas Miloš Zeman ishin kundërshtarë të vendimit të qeverisë së kryeministrit të atëhershëm, Mirek Topolanek, në maj të vitit 2008 për të njohur pavarësinë e Kosovës./rtk

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1