Magazina “Ceoworld” ka publikuar renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë.
Zvicra është shteti me shpenzimet më të mëdha në botë, kurse në renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar të publikuar nga magazina “Ceoworld”, përcillet nga Norvegjia dhe Islanda.
Në renditjen e publikuar llogariten çmimet e banimit, gjërat ushqimore, veshmbathja, taksi, interneti, transporti dhe ushqimi në restorante, transmeton lajmi.net.
Në mesin e dhjetë shteteve më të shtrenjta janë edhe Danimarka, Luksemburgu, Japonia, Bahamet, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.
Kosova gjendet në pozitën e 124-të, Serbia është e 98-ta, Sllovenia është e 47-ta, Kroacia gjendet në pozitën e 53-të, Mali i Zi më poshtë i 90-ti, Bosnja e Hercegovina e 96-ta kurse Maqedonia e Veriut e 113-ta.
Në këtë renditje, Franca është e 14-ta, SHBA e 20-ta, Gjermania e 29-ta. Kina gjendet në pozitën e 80-të, Rusia e 82-ta. Në renditje janë gjithsejtë 132 shtete kurse në fund të saj gjenden Pakistani, Afganistani, India, Siria dhe Uzbekistani ku shpenzimet e jetesës janë më të voglat.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...