Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka paralajmëruar reduktime të rrymës në vend.
Sipas njoftimit, kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.
“Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit”, thuhet në njoftim.
KOSTT ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit, e megjithatë, “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.
“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, theksohet në njoftim./Arbresh.info
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...