Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, sot, në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Anila Denaj, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mobilitet për Punë, e cila ka për qëllim përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional dhe integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e dy qeverive, ministri Reçica ka theksuar se, kjo marrëveshje është edhe detyrim që na ka shtruar historia, ne, Kosova dhe Shqipëria po përmbushim nevojën e qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, po hapim horizontet e bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.
“Nga sot një Korçar dhe Shkodran mund të marr shërbime në Prishtinë e Prizren, një Gjilanas në Vlorë apo në Elbasan, sikurse edhe të punësohen, pa barriera burokratike dhe pa pengesa ligjore”, ka thënë Reçica.
Ministri i MPMS, Skender Reçica, në fund të fjalës së tij, ka thënë se jam krenar që po bashkojmë tregun e punës Kosovë-Shqipëri, para se e ardhmja e afërt të na bashkojë në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...