Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës që u përcoll me katër persona të arrestuar.
Kurse, Vuçiq është paraqitur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë.
“Kemi marrë informacion se KFOR-i ka qenë i gatshëm ta ndalë çfarëdo çmendurie dhe ju falënderohem për këtë”, deklaroi ai për mediat serbe.
“Shumë mirë e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për serbët dhe Kosovën. Ne jemi të vendosur t’i ndihmojmë popullit tonë. Ju lus t’i shmangeni çdo lloji të incidentit sepse nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj çfarë ju lejohet atyre, gjithmonë kërkojnë fajtorin tek ne”, shtoi ai.
Vuçiq ka kërkuar nga servët e Kosovës të qëndrojnë të qetë.
“Nuk do të jetë e lehtë të shkatërrohet jeta e serbëve në Kosovë”, theksoi kreu serb.
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali