Reagon Pacolli: Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm

18:35 | 8 Dhjetor 2020

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj një rasti që ka ndodhur ditë më parë në një lokal në Prishtinë, ku sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në media shihen disa persona, të cilët i kanë lyer me alkool duart një shitësi të cigareve dhe më pas i kanë vënë zjarrin.

Kreu i AKR-së, e ka quajtur të papranueshëm një gjest të tillë, raporton arbresh.info.

Sipas tij, bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Ai, ka bërë thirrje që kurrë asnjë person të mos trajtohet në këtë mënyrë.

“Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Reagimi i tij i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara