Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka reaguar ndaj veprimeve të institucioneve komunale të qytetit të Pejës duke shprehur indinjatën e thellë ndaj tyre.
Më poshtë shihni këtë reagim:
1.Megjithëse 5 maji si ditë e Dëshmorëve është e miratuar si datë zyrtare edhe nga Kuvendi Komunal Pejë, ky është viti i katërt që kjo qeveri komunale nuk e shënon.
2.Këtë vit, 5 Maji u shënua në mënyrë madhështore nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, pa mbështetjen e komunës. Ndërkohë, institucionet komunale të Pejës, bën homazhe selektive dhe jashtë orarit zyrtar, vetëm tek një përmendore, duke theksuar edhe më tepër mosrespektin që kanë për Dëshmorët e Kombit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, konstaton se këto janë veprime tendencioze, sulm ndaj vlerave të luftës, vlera të cilat nuk kanë rëndësi për mbetjet jugosllave që sot udhëheqin me Komunën e Pejës.
Ne jemi të bindur, se në Pejë asnjëherë nuk do të vjen në shprehje sundimi i atyre që nuk e dijne vlerën e lirisë dhe atyre që u flijuan për këtë liri.
Dëshmorët e Kombit janë ata që gjithmonë duhet të na bashkojnë, e monstrumët e llojit të komunarëve aktual të Pejës nuk do të arrijnë asnjëherë të përçajnë as familjet e Dëshmorëve e as popullin në përgjithësi.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00