Ajo çfarë ka ndodhur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, për deputetin e NISMA për Kosovës, Zafir Berisha, është tragjiko-komike, dhe sipas tij foltorja u përdor për idiotizma.
“Është për të ardhur keq pasi që kjo seancë mund të them se ka qenë një seancë tragjiko-komike që nuk pasqyron Kuvendin para opinionit si organ meritor dhe ligjvënës. Në fund loja e Vetëvendosjes me mundësinë e rastësishme që i ka ardhur, që e ka kandidatin më të vjetër nuk është mirë që ta përulë Kuvendin deri në këtë shkallë dhe t’ju ipet mundësi adoloshentëve politik në mungesë të njerëzve, që ata ta shprehin injorancën e skajshme rreth kolegëve të vetë e veçanërisht rreth të kaluarës së lavdishme të njerëzve. Këtu e kam fjalën për njerëzit e luftës”, ka thënë Berisha.
Sipas tij ata po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për të shprehur siç tha ai idiotizma.
“Këta kanë qenë me pampersa kur është luftuar për Kosovë dhe nuk është e ndershme që në mungesë ta shfrytëzojnë foltoren e organit ma të rëndësishëm të vendit që të bëjnë idiotizma të llojit që kanë bërë sot”, është shprehur ai.
Ka dështuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për te pestën herë. Përkundër se nuk pati kuorum, në mungesë të koalicionit PAN, dhe minoriteteve, kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci, lejoi debatin në sallë plenare për më shumë se një orë.
Seanca e thirrur kishte në rend dite zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Të mërkurën pritet të mblidhen përfaqësuesit e partive parlamentare për një konsultë, para se të vendoset për vazhdimin e seancës konstituive./arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...