NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.
NATO e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që i takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës,” shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO hapat e qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.
“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon.”
Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO -s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet edhe më shumë për të bërë”.
NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.”DW
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...