Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin i cili ka thënë sot se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se deklaratat e Vulinit janë kërcënim kundër sigurisë së Kosovës dhe ndërhyrje për destabilizim, transmeton arbresh.info.
Postimi i tij në Twitter:
Situata në pjesën veriore të Kosovës është e qetë dhe stabile.
Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, KSF, EULEX-i dhe KFOR-i! Deklaratat si më poshtë janë kërcënime kundër sigurisë së Kosovës dhe ndërhyrje për destabilizim./arbresh.info
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/957314361781096448
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...