Flamur Gashi, ish-ambasador i Shqipërisë në Bosnjë dhe këshilltar i presidentit shqiptar, ka reaguar pas rastit në të cilin një person ia kishte keqpërdorur fotografitë e tij për ta mashtruar një grua amerikane, duke ia vjedhur gruas në fjalë 270 mijë dollarë.
Njoftim për të gjithë të interesuarit, që duket se janë shumë: Gjëja e fundit që do të mund të prisja në jetë, do të ishte që të “përfshihesha” në një histori të tillë. Por ja që vërtet nuk thuhet kot, bota është e vogël. Lajmin e mesova pas një telefonate nga një mik i imi, avokat në Amerikë”, ka shkruar Gashi në Facebook.
“Ndjej keqardhje për mashtrimin që i ka ndodhur zonjës, por ndjehem mirë që ky rast është zbuluar dhe qytetaret kanë mundësi të mësojnë nga ky mashtrim dhe të jenë te kujdesshem sidomos për fëmijët”.
Ai madje i ka shtuar edhe linqet e medieve ndërkombëtare të cilat kishin shkruar për këtë incident.
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...
Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve: Do të ndalojmë ...