Pas raportimeve të portalit arbresh.info në lidhje me keqtrajtimin e një qytetari në kufirin Serbi-Kroaci, më saktësisht në kufirin Bogojevo është kërkuar reagimi i Institucioneve të Kosovës, raporton arbresh.info.
Njohësi i çështjeve të dialogut Kosovë-Serbi, Gazmir Raci për arbresh.info tha se reagime do duhej të kishte nga ana e institucioneve të Kosovës, por që çdo herë do të hasin në vesh të shurdhër, kjo për faktin se pa një marrëveshje finale probleme të tilla do të kemi vazhdimisht.
“Edhe unë kur kam qenë në atë kohë pjesë e dialogut kemi reagu, por kanë shkuar në vesh të shurdhër ata e kanë vazhdu apet avazin e vjetër. Nuk ki mekanizëm që e detyron atë për mos me e ba atë. Ministria e Punëve të Jashtme ish dashtë me dërgu një notë verbale po edhe institucionet tona duhen me reagu, por kur reagon në të thatë edhe ai reagim është i kotë, derisa nuk e zgjidhim problemin e madh që e kemi me Serbinë ne kemi me pas vazhdimisht probleme edhe pse edhe atëherë do të ketë probleme të tilla, pasi që problemi është shekullor edhe është në mentalitetin e tyre, që ata janë mësu me na sundu pra tash e kanë problem ata me kuptua realitetin që Kosova është shtet”, tha Raci.
Tutje Raci bëri thirrje për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë probleme me shtetin serb të ndjekin rrugët e tjera alternative për të ardhur në Kosovë.
“Shqiptarët të cilët kanë problem me regjimin serb nuk ju kisha rekomandua me shfrytëzua rrugën e tillë”, deklaroi Raci./arbresh.info/
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...