Pas arrestimi të drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, në veri të Kosovës pasi hyri ilegalisht në Kosovë, serbët u treguan të ashpër madje duke deklaruar se nuk do të ketë mundësi vazhdimi të dialogut ndërmjet dy vendeve.
Shumë prej përfaqësuesve serb thanë se dialogu është i pamundur për t’u vazhduar dhe se sipas tyre një gjë e tillë nuk do të bëhet.
Udhëheqësi i këtij delegacioni, Avni Arifi është për Indeksonline, është përgjigjur shkurt duke thënë se nuk e dinë nëse do të vazhdojë apo kur do të vazhdoj.
I njëjti është pyetur nëse tashmë kanë komunikuar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kur do të jetë i mundur ky vazhdim teksa i njëjti ka dhënë një përgjigje përfshirëse për të gjitha.
“Ende nuk ka asgjë të reja”, ka thënë shkurt Arifi.
Ndryshe përgjatë zhvillimit të dialogut kohë më parë përfaqësuesit e Kosovës në diskutim e sipër patën marrëveshjen për asociacionin serb, energjetikën, lirinë e lëvizjes dhe integrimin e menaxhimit të kalimeve kufitare.
Pra në ditët në vazhdim mbetet të shihet nëse në muaji prill do të ketë vazhdim të takimeve të dy delegacioneve shtetërore dhe zhvillim të dialogut Kosovë-Serbi./indeksonline/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira