Janë konfirmuar 49 raste të reja me COVID-19, e një rast pozitiv është edhe nga Skenderaj.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka dhënë detaje në lidhje me personin e infektuar.
Ky është postimi i tij:
Qytetar të nderuar,
Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Luboveci dhe është rast kontakti nga Vushtrria.
Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndermarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim.
Ky është rasti i 8-të i infektuar në komunën tonë dhe të gjithë janë raste kontakti nga komunat tjera. Falë punës së përbashkët dhe disiplinës së treguar, deri me tani nuk e kemi asnjë rast të shpërndarjes së virusit nga këta persona tek personat tjerë.
Nga 8 persona deri me tani të infektuar në komunën tonë, 6 i kemi të shëruar më shumë se një muaj me parë kurse 2 raste i kemi ende aktive por në izolim.
Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon!
Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...