Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.
Sipas Thaçit, në këtë ngjarje, Kosova e kishte në dorë “edhe shkopin edhe karotën”, teksa ngrehi pikëpyetje se si ndodhi të shfaqeshin mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.
“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës?. Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin “krushq të lirisë” e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”, u shpreh Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se si erdhi deri te “Banjska”, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me ndërkombëtaret në një proces transpranet mund ta zbardh të vërtetën.
“Si erdhi deri te kjo ngjarje, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë bashkërisht me ndërkombëtarët në një proces transparent mund ta zbardhë të vërtetën. Kosovës e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për ta kënaqur opinionin publik lokal”, tha Thaçi.
LEXO EDHE:
Votimi për Gjykatën Speciale?, Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi