Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën gjatë punës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë e goditjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“sh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...