Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, që në orët e hershme të mëngjesit.
Dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur brenda familjes, ku një person ka privuar nga jeta gruan e tij.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thëne se i dyshuar për rastin është një 70-vjeçar, teksa viktima është e moshës 63-vjeçare.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka bërë të ditur Ahmeti./arbresh.info/
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...