Në Qendrën Mediale në Çagllavicë është mbajtur debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, tha se largimi i serbëve nga institucionet ka sjell shumë pasoja dhe ka lënë mangësi në institucione.
Ai tha se me largimin e tyre kanë humbur profesionistët dhe tash po mungojnë nëpunësit e licencuar e kualifikuar.
Duke përmendur Listën Serbe si nxitëse të dorëheqjeve ai tha se personalisht ka bashkëpunuar me këtë parti me ndikim në veri, por që sipas tij, krerë të saj kanë ndërtuar “murin” e Berlinit si mbrojë për mosbashkëpunim.
“Ata që janë larguar nga institucionet, nuk është dashur që të largohen. Nuk e di a kanë mundësi që të kthehen serbët në veri të Kosovës. Kur ka ndodhur dhënia e dorëheqjeve numri i madhe i tyre është dashur të japin dorëheqje me shkrim”.
“Së pari ne kemi humbur njerëzit dhe kohën, nuk kemi nëpunës të cilët janë të licencuar, duhet t’i kthemi vetvetes me aq sa kemi më atë të veprojmë”.“…kam bashkëpunuar me Listën Serbe, por është ndërtuar një mur, muri i Berlinit, kam qenë i vetmi për largimin e murit. Ne nuk kemi fituar asgjë por duhet t’i kthehemi vetës të kemi dhe forcën ta mbrojmë veten edhe serbët në veri”./eo
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...