Kryetari i Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si dhe deputeti i vetëm i kësaj parti, Nenad Rashiq, është regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Pas regjistrimit, para mediave Rashiq u shpreh skeptik që nesër mund të votohet Qeveria “Kurti 3”, raporton Arbresh.info.
“Opsioni më i mirë do të ishte që partia më e madhe të merrte përgjegjësinë të formonte Qeverinë”, tha Rashiq.

Ndërkohë, para Rashiqit, edhe deputetët e Listës Serbe u regjistruan, mirëpo nuk pranuan të deklarohen për media./Arbresh.info/

Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi