Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë, gjatë një interviste për “Zërin” ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë luftë të re, prandaj Gjermania nuk dëshiron ta importojë një “Siri të Re” brenda Evropës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën gjë po angazhohen presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, mund të nxisë trazira dhe luftë të re, prandaj Gjermania nuk po dëshiron ta importojë një “Siri të Re” brenda Evropës.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë, Nenad Rashiq, duke shtuar se disa nga shokët e tij, bashkëpunëtorët e tij serbë, kanë vendosur të ikin nga Kosova pikërisht nga tensioni i krijuar muajve të fundit nga të dy presidentët.
Ai shprehet se 99 për qind e serbëve, të cilët jetojnë në jug të Ibrit, nuk e përkrahin idenë e Thaçit dhe të Vuçiqit për shkëmbimin e territoreve. Sipas tij, një ide të tillë nuk e përkrah as Kisha Ortodokse Serbe, prandaj politikanët në Beograd po e detyrojnë shumicën e besimtarëve serbë që të mos shkojnë as në Kishë.
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...