Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

12:58 | 21 Tetor 2019
M. A.

Prishtinë, 21 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar për 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë / / / / /
Prizren / 3 / / /
Pejë / 1 / / /
Gjilan / / 1-4 / /
Gjakovë / / / / /
Mitrovicë / / 1-1 / /
Ferizaj / 1 / / /
Totali / 5 2-5 / /

 

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

            ///////////////

 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

////////////////

 

 

 

 

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej  48 orësh, për shkak dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Po ashtu, nga ky Departament janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar për 48 orë.

 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

 

 

 

 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

///////////////

 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“.

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”sipas KPRK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale