Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

11:25 | 13 Korrik 2019
M. A.

INCIDENTET  KRIMINALE

 

VJEDHJE E RËNDË

  • Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 12.07.2019 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
  • Fsh. Lluzhan, Podujevë 09/10.2019 – 23:00-06:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur një kasafortë me monedha, cigare të ndryshme dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

 

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 12.07.2019 – 12:45. Ankuesja femër K/Shqiptare, arkëtare  në një bankë, ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

 

GJETJE E ARMËS DHE MUNICIONIT

Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 12.07.2019 – 17:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke rinovuar banesën e tij kishte hasur në një AK/47 dhe pesë karikatorë me 150 copë fishekë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë konfiskimin e armës dhe municionit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 12.07.2019 – 22:02. Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 5 fishekë të kalibrit 7.65mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT SIPAS URDHËR ARRESTIT NDËRKOMBËTAR

Fushë Kosovë 12.07.2019 – 19:25. Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar Njësiti për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me Njësinë e Parë Intervenuese (NJSI) ka arrestuar një të dyshuar mashkull shtetas i Gjermanisë me akuzën për trafikim me narkotik. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET  KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Gjilan12.07.2019 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës së tij viktimës femër K/Shqiptare si dhe kishte dëmtuar disa orendi nëpër shtëpi duke kërkuar para. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar se kishte dy urdhër arreste dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.

 

 RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET  KRIMINALE

NGACMIM

Rr. Adem Jashari, Hani i Elezit 12.07.2019 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se kishte ngacmuar dy meshkuj K/Shqiptarë. Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari është recidivist për disa vepra penale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

 

PROTESTË

Obe Reka, Shtërpcë 12.07.2019 – 09:45. Është raportuar se rreth 50 persona kanë protestuar  duke shprehur pakënaqësitë e tyre  lidhur me fillimin e ndërtimit të hidrocentralit në lumin Milostica. Rreth orës 02:10 protesta ka përfunduar e qetë ndërsa punimet janë ndërprerë. Nuk raportohet për ndonjë incident.

 

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET  KRIMINALE

 

DHUNË FAMILJARE

Prizren 09.07.2019 – 10:00. Më 12.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për një kohë të gjatë është duke i shkaktuar maltretime fizike dhe psikike. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE

  • Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan 12.07.2019 – 11:00. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në barnatoren e tij janë gjetur 378 paketime me medikamente të ndryshme mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës të cilat janë konfiskuar nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan 12.07.2019 – 11:00. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në barnatoren e tij janë gjetur 1028 paketime me medikamente të ndryshme mjekësore pa banderola të Republikës së Kosovës të cilat janë konfiskuar nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

HEQJE /DËMTIM I VULAVE ZYRTARE

Rr. Ruzhdi Haxhija, Pejë 12.07.2019 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti i ka larguar-hequr shiritat, të cilët ishin të vendosur nga inspektorët komunal të cilët i kanë ndërprerë punën (groposjen-bartjen e zallit-rërës). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

DHUNË FAMILJARE

Deçan 12.07.219 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka zhvilluar fjalosje verbale me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PËRDORIM I ARMËS

Fsh. Pozhar, Decan 12.07.2019 – 19:10. Dy meshkuj K/Egjiptianë janë arrestuar për arsye se ishin përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit kishte përdoruar një armë AK 47 pa municion e cila është konfiskuar nga policia. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Lubozhdë, Istog 12.07.2019 – 00:25. Njësiti policor gjatë bastisjes së një lokali tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit është liruar.
  • Rr. UÇK, Pejë 12.07.2019 – 15:00. Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit M-57 dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.

                                                                                                

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET  KRIMINALE

 

ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 11.07.2019 – 22:05. Më 12.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme, në lokalin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit. Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar: pesë shtëpiza të kompjuterit, dy printerë, një lexues i kodeve dhe disa tiketa. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë 10.07.2019 – 20:00. Më 12.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Hungareze.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 11.07.2019 – 09:00. Më 12.07.2019 ankuesja femër K/Shqiptare punëtore në një bankë ka raportuar se gjatë deponimit të disa të hollave në mesin e tyre ka hasur në kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Smaq, Gjakovë 12.07.2019 – 10:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se babai i tij ka dëmtuar murin e shtëpisë së tij. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar në pistoletë me katër copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Shote Galica, Gjakovë 12.07.2019 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Rom. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.

 

 RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET  KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Zmiq, Mitrovicë 12.07.2019 – 18:50. Dy ankuesit meshkuj K/Shqiptarë kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë duke prerë dru në malin e tyre kanë dëgjuar një datonim dhe pas pak në afërsi të tyre kanë rënë disa gurë të përmasave të mëdha që dyshohet se kanë ardhur nga një kompani që ka bërë minimin e shkëmbit. Ankuesit deklarojnë se nuk kanë parë asnjë shenjë paralajmëruese se është duke u punuar nga kompania. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal dhe prokurori.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fsh. Bajgorë, Mitrovicë 12.07.2019 – 06:00. Raportohet se nga disa persona është hasur në një mjet të dyshimtë. Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësiti për Deminim i KFOR-it Amerikan që e ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.

PERSON I ZHDUKUR

Fsh. Ceceli, Vushtrri 12.07.2019 – 07:00. Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

 

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET  KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

 

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.

POLICIA KUFITARE

 

INCIDENTET  KRIMINALE

 

Asgjë me rëndësi për të raportuar.  

 

Shpërndaje në rrjete sociale